Presidenti francez Macron del me deklaratën e fuqishme dhe tregon vendimin

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të tij, presidenti francez Emmanuel Macron tha se Vladimir Putin kishte shpërfillur sovranitetin e Ukrainës duke shkaktuar “incidente më serioze ndaj paqes dhe stabilitetit në Evropë për dekada të tëra, raporton The Guardian. Macron tha se Franca do të përgjigjet pa dobësi dhe me këmbëngulje, vendosmëri dhe unitet.

Vendimet njoftoi presidenti francez do të merren sot në një takim të liderave të G7, si dhe në Këshillin Evropian në Bruksel dhe një samit të NATO-s qe eshte planifikuar per te premten mbrema.

Macron tha se ngjarjet në Ukrainë ishin një pikë kthese në historinë e Evropës dhe Francës, duke shtuar se ato do të kenë pasoja të qëndrueshme dhe të thella në jetën tonë. Ato do të kenë pasoja në gjeopolitikën e kontinentit tonë.

Presidenti francez tha se nuk do të ketëdobësi” në nivelin ushtarak dhe ekonomik, ne do të mbështesim Ukrainën pa hezitim dhe ne do të mbrojmë sovranitetin dhe sigurinë e aleatëve tanë.

Franca ka thënë më parë se ishte gati të përforconte praninë e saj në pozicionet e avancuara të NATO-s në Rumani dhe të dërgonte forca shtesë në Rumani. Kjo ka të ngjarë të diskutohet nga Franca në samitin e NATO-s nesër.

Zjarr Tv Ad