Presidenti i Parlamentit Europian letër Gramoz Ruçit/ Ja për çfarë bëhet fjalë…

0
329
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, nëpërmjet një letre, I është  drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, ku PE, do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë, në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

“Kam ndjekur nga afër përparimin që ka bërë Shqipëria drejt integrimit të saj në Bashkimin Europian. Raporti i Komisionit Europian pasqyron përparimin që ka bërë vendi Juaj drejt plotësimit të kritereve të përcaktuara nga Këshilli në konkluzionet e tij të datës 26 mars 2020.

Vlerësoj angazhimin e autoriteteve shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë ndaj anëtarësimit në Bashkimin Europian. Të jeni të sigurtë se Parlamenti Europian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE. Vlerësoj bashkëpunimin midis Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë, ndër të tjera bashkëpunimin në kuadër të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe jam i bindur se ky bashkëpunim do të rritet në mënyrë progresive në të ardhmen.”, – shkruan në letrën e tij drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Presidenti i Parlamentit Europian, z. David Sassoli.

Zjarr Tv Ad