Bledi Çuçi: Këto nuk janë thjesht zgjedhjet e radhës, por një moment historik

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, foli nga Cepo e Gjirokastrës, ku zhvilloi një takim për zgjedhjet e 25 prillit, me krerët drejtues të PS në këtë zonë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Ministri Çuçi, ka theksuar se; zgjedhjet e 25 prillit nuk janë thjesht një palë zgjedhje të radhës, por një moment historik për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja.

“Me kryetarët e organizatave socialiste në Cepo të Gjirokastrës. Vijojmë punën për organizimin elektoral drejt 25 prillit. Nuk janë thjesht një palë zgjedhje të radhës, por një moment historik për të ndarë të shkuarën nga e ardhmja. Shihni kush kërkon të vijë në pushtet, për të kuptuar se kthimi prapa do të ishte fatal për Shqipërinë. #BashkëMePartinëSocialiste #PërShqipërinëQëduam”, kështu ka shkruar Ministri Çuçi.

Zjarr Tv Ad