Presidenti i Tottenham Hotspur blen depon me 3 hektarë kanabis

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

ingëllon si e çuditshme por është e vërtetë. Tottenham Hotspur bleu një depo ku rriteshin 3 hektarë kanabis.  Zbulimin e ka bërë presidenti i klubit londinez, Daniel Levy, i cili për mediat angleze ka rrëfyer se si klubi i drejtuar prej tij bleu prona të ndryshme, mes të cilave edhe kjo me marijuanë.

Teksa po blinim prona rreth stadiumit që po ndërtonim, na rastisi që të blinim edhe një depo ku po rriteshin 3 hektarë marijuanë. Të alarmuar, thirrëm autoritetet përkatëse. Gjithashtu, në 80 pronat e blera nga ne kishte edhe sulme hakmarrëse mes palëve, që besohet të jenë për shkak të kontrabandës së drogës,” tregon Levy.

Stadiumi i Tottenham Hotspur u hap në fundin e sezonit të kaluar.

Kapaciteti i tij prej mbi 63,000 vende e bën atë stadiumin më të madh të klubit në kryeqytetin anglez. Ai zëvendësoi “White Hart Lane” si shtëpinë e “gjelave”, që kishte një kapacitet prej rreth 36,000 vendesh.

Zjarr Tv Ad