Presidenti i UEFA-s mesazh urimi për FFK

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, nuk ka mundur dot të jetë prezent në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të vitit në Kosovë për vitin 2019. Megjithatë numri një i UEFA-s nuk ka harruar për përshëndesë “Dardanë” me anë të një mesazhi emocionues.Ceferin ka uruar Kosovën për rezultatet e arritura deri më tani dhe shpreson që gjithçka të shpërblehet me një kualifikim në EURO2020.

Sipas tij, kështu do të nderohet më së miri figura e të ndjerit, Fadil Vokrri, njeriut që ka dhënë shumë për futbollin dhe e ka sjellë këtu ku është.

Mesazhi i Aleksander Ceferin:

Të dashur miq, i dashur Agim Ademi, fillimisht urime për rezultatet fantastike prej kur vendi juaj është bërë anëtar zyrtar i UEFA-s.

Vërtetuar se jeni vend i vërtetë i futbollit dhe duhet të jeni krenarë me atë që keni arritur deri tani. Jeni duke shkruar historinë.

Ju e dini se mund të llogaritni gjithmonë në mbështetjen e UEFA-s për t’ju ndihmuar në rritjen dhe zhvillimin e futbollit.

Sot ju jeni një nga anëtarët e 55-të të asociacionit tonë dhe shumë të respektuar. Po ashtu urime lojtarëve që do të pranojnë sonte çmime. Ju nuk jeni vetëm futbollistë, jeni model për gjeneratat e ardhshme. Ju përfaqësoni shpresë për rininë….

Duke përkujtuar ish-kryetarin tuaj dhe shokun tonë të dashur, Fadil Vokrri. Na mungon. Kualifikimi në Euro 2020, në muajin mars, do të ishte dhurata më e mirë për ta nderuar figurën e Fadil Vokrrit. Paçi fat!

Shijojeni ceremoninë. Jetoftë gjatë futbolli kosovar!

Zjarr Tv Ad