Tërmeti i 26 nëntorit, dekorohen 11 policë e zjarrfikës

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Zjarrfikësit dhe efektivët e policisë të cilët arritën të shpëtojnë jetë njerëzish nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit kanë treguar me emocion përballjen me fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë. 11 punonjës u dekoruan për punën e vështirë në ditët e tërmetit ndërsa ata rrëfyen eksperiencën e ndërhyrjes nën gërmadha në Durrës dhe në Krujë në misionin e vështirë edhe për shkak të mungesës së mjeteve të nevojshme. Një prej policëve të vlerësuar tha se ai dhe kolegët e tij punuan sikur të kishin familjarët e tyre nën rrënoja.

Forcat speciale të policisë dhe zjarrfikësit ishin në vijën e parë të përballjes me pasojat tragjike të tërmetit të 26 nëntorit duke luftuar me mjete rrethanore për nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat. Efektivi i FNSH-së Shkodër Artur Duli dhe kreu i zjarrfikës Kavajë Endri Kraishta ishin mes forcave të emergjencës që u vlerësuan për përpjekjet që bënë për shpëtimin e qytetarëve. Efektivi i policisë së Shkodrës tregon se në orën 5 të mëngjesit ka mbërritur bashkë me kolegët në Thumanë ku ka arritur të shpëtojnë 3 jetë, dhe fatkeqësisht të nxjerrin nga rrënojat edhe 7 qytetarë të vdekur.

Artur Duli: Kemi bërë evakuimin e të gjithë njerëzve, kemi dhënë ndihmën e shpejtë. Duhet të vazhdonim punën, të nxirrnim njerëz të gjallë. Kemi shpëtuar 3 persona dhe kemi nxjerrë mbi 7 viktima.

Për sakrificën dhe vetëmohimin e treguar ministri i Brendshëm Lleshaj ka propozuar që efektivi Duli shërbejë pranë ministrisë së brendshme, por oficeri nuk ka pranuar.

Artur Duli: E falenderoj ministrin dhe gjithë strukturën e Policisë së Shtetit. Do shohim çfarë të bëjmë ndonjë gjë më të mirë për vetë popullin tonë, pasi vetë detyra jona është e tillë.

11 punonjës policie dhe zjarrfikës u vlerësuan për pjesëmarrjen në operacionet e shpëtimit. Për kreun e zjarrfikësve të Kavajës Endri Kraishta ky vlerësim shkon për gjithë punonjësit që kanë shërbyer në atë përballje të vështirë me fatkeqësinë natyrore.

Kraishta: Kjo medalje nuk është për mua, por për gjithë zjarrfikësit e Shqipërisë. Atyre i takon sepse kanë sakrifikuar jetën e vet duke hyrë dhe gërmuar për të nxjerrë jetë njerëzish.

Mes të dekoruarve është dhe drejtori i zjarrfikësve të Vlorës Luan Kapaj, i cili shërben në këtë repart që në vitin 1984.

Zjarr Tv Ad