Presidenti Ilir Meta e cilësoi një hap me rëndësi të madhe, masat që merr shteti në l uftën kundër pandemisë, Meta ka dekretuar marrëveshjen për blerjen e vaksinës kundër korona*virusit.
Edhe pse kjo marrëveshje është një hap me rëndësi, në masat e ndërmarra nga shteti shqiptar, në uftën kundër pandemisë, mundëson mbulimin e gjetjes së vaksinës, vetëm për 20% të popullsisë, apo edhe më shumë, në varësi të financimit që vihet në dispozicion nga shteti shqiptar.
“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, ka shpallur me Dekret, ligjin nr. 134/2020 “Për ratifikimin e marrëveshjes së angazhimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, dhe Aleancës GAVI, për pjesëmarrjen në strukturën globale, të qasjes në vaksinat kundër korona*virusit.
Është e domosdoshme, që çdo hap që hidhet nga Qeveria shqiptare, të jetë i mirëstudiuar, në koordinim të plotë me strukturat dhe partnerët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë e të Bashkimit Evropian, me qëllim për të siguruar vaksinimin në atë masë, që vendi ka nevojë për përballimin e kësaj pandemie.
Për këtë arsye, Qeveria duhet të bëjë çdo përpjekje, për të garantuar mbulimin me buxhetim të plotë, të çdo nevoje dhe kërkese të popullatës për vaksinim”, ka bërë me dije Presidenca.