Presidenti Meta shkruan për ikjen e David Sassolit: I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti Ilir Meta shkruan një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta, sot, të presidentit të Parlamentit Europian David Sassoli. Ai e quan Sassolin një europianist të shquar dhe mbështetës të palodhur të integrimit të Shqipërisë.

“I hidhëruar nga humbja e papritur e një europianisti të shquar dhe mbështetësi të palodhur të zgjerimit të BE drejt Ballkanit Perëndimor dhe integrimit të Shqipërisë, Presidentit të Parlamentit Europian, David Sassoli. Ngushëllime për familjen e Tij dhe institucionet europiane”, shkruan Meta.

Kujtojmë se, presidenti i Parlamentit Europian David Sassoli ka ndërruar jetë sot në Itali, duke mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 65 vjeçare. Ish-gazetari italian dhe politikani i qendrës së majtë ishte i sëmurë rëndë për më shumë se dy javë dhe anuloi të gjitha aktivitetet zyrtare.

David Sassoli u shtrua në spital në Itali muajin e kaluar për shkak të një komplikacioni serioz me sistemin e tij imunitar. Ai vdiq në orët e para të së martës në një spital në Aviano, njoftoi zëdhënësi i tij, Roberto Cuillo në Twitter.

Zjarr Tv Ad