Presidenti Meta thirrje qytetarëve: I kemi mundësitë që të zhvillojmë zgjedhje si në Kosovë…

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë të enjte, Presidenti i vendit Ilir Meta, po zhvillon një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, mbi ecurinë e procesit përgatitor të zgjedhjeve të përgjithshme, për Kuvendin e Shqipërisë.

Qëllimi i këtij takimi, është informimi dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje masive, në referendumin historik të 25 prillit 2021.

“Besoj se i kemi të gjitha mundësitë si popull dhe si institucione, që të paktën t’i ngjajmë Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, me shembullin e dhënë për organizimin e proceseve zgjedhore. Duhet t’i kushtojmë shumë vëmendje informimit të zgjedhësve. Është shumë e rëndësishme t’i ndërgjegjësojmë qytetarët, se në një sistem demokratik, fuqia e tij është vetëm vota e tij.

Çdo demotivim, përgjumje dhe indiferencë e qytetarëve, nuk i shërben as demokracisë dhe as vetë qytetarit, për të qenë aktiv të ndërtimin e sistemit të llogaridhënies. Çdo qytetar që nuk voton, nuk ka të drejtë të ankohet nesër për Qeverinë. Një pjesëmarrje masive dhe një proces shembullor zgjedhor do ishin një kontribut i madh për të tejkaluar këtë tranzicion të shumë zgjatur”, – kështu është shprehur Presidenti Meta.

Zjarr Tv Ad