Presidentit të Sllovenisë i jepet “Çelësi i Tiranës”

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor në vizitën e tij në Tiranë është mirëpritur nga kryebashkiaku Erion Veliaj. Temë e takimit kanë qenë për marrëdheniet mes dy vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit. Në shenjë mirënjohje dhe miqësisë mes dy shteteve, Veliaj i dhuroi presidentit Pahor “Çelësin e Tiranës”, si simbolikë se është gjithmonë i mirëpritur në Shqipëri.

Erion Veliaj: “Në emër të qytetarëve të Tiranës, dëshiroj t’ju dhuroj “Çelësin e Tiranës”. Ky është çelësi juaj i Tiranës, tani ju e dini rrugën dhe ju lutem ejani kurdo, pa qenë nevoja të lajmëroni”.

Presidenti Pahor shprehu mirënjohjen për vlerësimin e bërë nga Bashkia e Tiranës dhe theksoi se Samiti i Brno-Brijunit do jetë një mundësi shumë e mirë prezantimin e vlerave evropiane të Shqipërisë.

 

Zjarr Tv Ad