Primaret e PD në Kuçovë/ Maliqi: Rivalja dha dorëheqjen se mendonte ishte e vetme në garë

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kuçovë ka pasur largime nga gara për Primaret. Në një lidhje për Repor Tv, Lefter Maliqi kandidat i primareve është shprehur se kolegia e tij, Brikena Koroveshi është larguar pasi ka menduar se ka qenë e vetme në garë, por kur ka mësuar se do ketë rival përballë.

Ne nxorëm 2 kandidat, të dy kandidat u prezantuam sipas udhëzimit, zonja e nderuar, që do jetë në krahun tim në betejën finale, u prezantua fillimisht, pastaj më tha “isha kandidate e vetme dhe s’mund të vij në takime për arsye familjare”, nuk e di pse është larguar kryetari i PD, procesi është i rregull, 3 anëtarët e Komisionit janë nga PD, me bindje do jemi të bashkuar në sfidën e ardhshme”, tha Maliqi.

Ai shpreson se në këtë proces do e votojnë simpatizantët dhe socialistët e zhgënjyer.

“Janë edhe simpatizantët, nuk janë vetëm anëtarët e PD, dhe socialistët e zhgënjyer”, përfundoi Maliqi.

Partia Demokratike zhvillon sot Primaret. Procesi i votimit ka nisur në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të vijojë deri në orën 18:00. Anëtarësia dhe simpatizantët do të zgjedhin mes disa emrave, ndërsa kandidati me numrin më të madh të votave do të vendoset përballë kandidatëve të PS për 61 bashkitë. Kandidatët duhet të marrin gjysmën e votave të anëtarëve, pasi sipas rregullores së miratuar nga PD nëse kandidati nuk merr mbi 50% të votave, dy më të votuarit shkojnë në rivotim.

Zjarr Tv Ad