Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Babrru ku një i mitur ka humbur jetën. Sipas njoftimit të unformave blu mësohet se 13-vjeçari është gjetur i pajetë nga familjarët brenda automjetit në garazhin e banesës së tij.
Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e asfiksisë, ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimi ne rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.