SPAK kërkesë për arrestim/ Rezart Veleshnja ironizon arratisjen e Arben Ahmetajn: Do vjedh dhe unë arkën e shtetit e bëj 5 vite…

0
318
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori Rezart Veleshnja ka reaguar së fundmi në lidhje me hetmin e nisur ndaj ish-ministrit Arben Ahmetaj, i cili ndodhet në arrati teksa SPAK ka një urdhër-arresti për të.

Në një reagim, Veleshnja shprehet se nuk mjafton vetëm dënimi me burg për ish-ministrin, por i drejtohet atij duke i kërkuar të kthejë paratë që ka vjedhur.

“Një gjë nuk arij të kuptoj unë: Vjedh ministri lekët, merr makinën dhe ikën në Angli dhe të gjithë thonë që, do bëjë burg ai për këtë që bëri.

Ore ç’është ky muhabet? Ashtu po e bëj dhe unë po vjedh arkën e shtetit, po vjedh nga 30 milionë euro dhe po ju them ‘më prangosni ju lutem, le të bëj 5 vjet burg!’ O vëlla kthe pasurinë vëlla! Të kthejë paret që ka marrë, t’i sekuestrohet ajo pasuri dhe të kthejë lekët. Është dëm i madh që i ka bërë popullit, se janë taksat tona. Vothka Beni, bëka 5 vite burg, po hajt se i bëj unë 5 vite burg për qejf, vetëm jo me Safet Gjicin aman se ai shef mishin.”, shprehet aktori.

Zjarr Tv Ad