“Krenar për punë time si ministër”, Mediu sqaron përse abstenoi për ”Ahmetajn” në Kuvend: S’kisha njohuri mbi dosjen e Prokurorisë

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka sqaruar përse abstenoi në Kuvend kur u votua për heqjen e imunitetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, duke i hapurr rrugë kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Ai u shpreh në një intervistë në “News24” se abstenoi sepse nuk kishte njohje dhe dijeni mbi dosjen që po heton Prokuroria në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi Ahmetajn. Përsa i përket çështjes së inceratorëve, Mediu tha se i përket drejtëisë dhe sipas tij po përdoret politikisht.

“Nuk jam unë që të gjykoj është gjykata e prokuroria. Ne duhet abstojmë j për sa kohë nuk jemi ne dijeni për dosjen e prokurorisë.Për mua është çështje drejtësie, e cila do të duhet të merret në mënyrë të drejtë. Ne duhet shmangim një problem të drejtësisë, janë faktet dhe provat që duhen analizuar për ata që mbajnë përgjegjësi.

Opozita duhet të japë bindje se është kundër korrupsionit. Duhet ta shohim marrëdhënien e drejtë, politika të çojë faktet në SPAK. Jam munduar t’i shmangem populzimit.

Unë nuk i jam shmangur procesit të drejtësisë. jam krenar për punën që kam bërë si ministër i mbrojtjes. Në politkë ka dy nivele, politikë dhe moral, politikë dhe juridik. Kryeministri është produkt i Kuvendit, ky debat duhet të jetë sa më racionalm, jo ti nxjerrim sytë njëri-tjetrit.”, u shpreh Mediu.

Zjarr Tv Ad