Miratohet kredia studentore, Kushi tregon se kush e përfiton

0
8
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se në Këshillin e Ministrave është vendosur marrja e kredisë studentore.

Kushi gjatë prezantimit të kredisë studimore, tha se nga kjo do përfitojnë të gjithë studentët që nuk kanë mundësi të ndjekin studimet për shkak të vështirësisë ekonomike.

Ajo po ashtu tha se këtë kredi e përfitojnë ata studentë që nuk kanë përfituar bursa apo përjashtim nga tarifa.

“Sot vijmë me kredinë studentore. Disa detaje për informacion. Cdo student që ka shtetësi në Shqipëri dhe ndjek studimet ka të drejtë të aplikojë për kredi studentore për të financuar studimet e tij. Nënkupton edhe tarifat e studimit dhe kosta e jetesës. Do të financohet vetëm një program studimi, ose bachelor ose master dhe institucioni përgjegjës për këtë do të jetë “Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Lartë” (AKFAL).

E rëndësishme është që kredia do të jetë pa kolateral, do të jepet me dy këste e para për shlyerjen e tarifës vjetore. Përsa i përket shlyerjes së kredisë do të jenë sipas afatit, detyrimi për studentët bachelor, vijon pas 3 vitesh ndërsa për masterin për një vit. Ato që ndjekin program 5 vjeçari detyrimi nis pas 5 vitesh. Studentët më të favorizuar do të jenë ato student që nuk kanë pasur përfitime të mëparshme”, tha Kushi ndër të tjera.

Ministrja është pyetur nga gazetarët në lidhje me projektligjin për studentët e mjekësisë që nesër kalon për votim në Kuvend. Ajo tha se përmes këtij projektligji synohet të rritet numri i mjekëve në sistemin tonë shëndetësor.

“Ne kemi takuar jo vetëm studentë, por jemi konsultuar me mjekë ekspertë, dhe kemi marrë mendimin e opinionit publik. E sjellim me procedurë të përshpejtuar sepse maturantët do marrin vendimin nëse do shkojnë për mjekësi apo jo. Ky është një ligj që vjen për të rritur performacën e sistemit shëndetësor, për të rritur numrin e mjekëve dhe për të parandaluar atë fenomen, largimi i mjekëve drejt vendeve më të zhvilluara”, tha Kushi.

Zjarr Tv Ad