Prishja e shtëpive/ “Ramës do ja marrim hakun 7 me 1: Do bllokojmë kryeministrinë, kufirin ai do e ketë në fund të dheut

0
137
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i PD Alfred Rushaj takoi ditën e sotme banorët e zonës “5 maji”, në Tiranë, të cilët pretendojnë se qeveria po i prish shtëpiat pa i dëmshpërblyer. Në takimin me Rushajn një banor paralajmëroi Ramën dhe zyrtarë të tjerë se një ditë do të lene karrigen dhe ata do të hakmerren 7 me 1 për shtëpitë e tyre.

“Mendojini mirë kur t’i prishni shtëpitë tona se një ditë atë karrige do ta lini dhe do jua marrim hakun 7 për 1. Mbajeni mend! Kur erdhi te shpia ime në janar i tha babit tim do t’i shtroj rrugën”, tha banori. Më e revoltuar ishte nje zonjë e cila i bëri thirrje popullit të ngrihet e të bllokojë kryeministrinë. Ajo shtoi se RTama flet për kufijtë e veriut ama kufiri i tij do të jetë dheu.

“Unë vij për shtëpinë e motrave të mija. Nëse unë s’kam shpi nuk ka dhe komshiu. I bëj thirrje të gjithë popullit shqiptar të shkojmë te kryeministria të bllokojmë kryeministrinë dhe Edi Rama të mos futet. Edi Ramën do ta rrëzojmë orë e më parë të mos e leme me na bo ligjin ën shtepite tona. Kufirin ai do ta ketë në fund të dheut”, tha ajo.

Nga ana tjetër, Rushaj u shpreh se qeveria po tallët me rreth 5 mijë banorë të zonës me kontratat e qerasë. “Kontrata është një turp. Aty thuhet po ta prish shtëpinë dhe të premtoj se pak më vonë do të të them, nëse do të marrësh apo jo shtepi, kur, ku dhe si do ta marrësh. Duhet lexuar kontrata për të parë sesi qeveria tallet me njerëzit.”– tha zoti Rushaj.

Banorët e zonës “5 Maji” vunë në dukje se aty jo vetëm nuk ka shkuar asnjë deputet i PS, por asnjë nga institucionet, përfshirë bashkinë dhe kryeminstrinë nuk përgjigjen për t’u dhënë shpjegime. ”Këta i kanë bllokuar legalizimet, se kanë interesat e veta me vjedhë pronat tona. Çfarë duhet të na bëjnë tjetër, veçse të na vrasin.“ thonë ata.

Zjarr Tv Ad