Bashkia Tiranë, udhëtim 3 ditor në Dubai/ Kush do drekojë-darkojë te Nusr-et?

0
92
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një tender për blerje bileta udhëtimi ka nxjerrë zbuluar krerët e Bashkisë së Tiranës, të cilët do të zhvillojnë një vizitë 3-ditore në Dubai. Sipas dokumenteve që disponon BoldNews.al, institucioni i drejtuar nga Lali Eri ka hapur një procedurë tenderimi për blerje bileta udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por, a do të udhëtojë Arbi Mazniku kësaj herë? A do të jetë ai rrëfyesi i dy zyrtarëve të tjerë? Natyrisht, Mazniku i di vendet më të mira në Dubai, pasi ka qenë edhe herë tjetër në këtë vend.

Madje ka shëtitur në qiellgërrvishës dhe ka darkuar te restoranti i famshem i Nusr-et, ku vetëm një darkë kushton sa rroga e të gjithë vitit e Maznikut. E theksuam rroga, pasi nuk po përmendim pagat si anëtarë bordi në institucione të ndryshme apo të ardhura nga forma të tjera.

Një udhëtim luksi, duke pasur parasysh zhvillimin e vendit në Lindjen e Mesme, apo edhe restorantet dhe dyqanet luksozë të shumtë.

“Jeni të lutur të paraqisni ofertën tuaj për këtë objekt prokurimi me këto të dhëna blerje 1 biletë udhëtimi me nisje nga Tirana drejt Dubai-t do të bëhet në datën 31.10.2021 në drekë, pa ndalesë. Kthimi nga Dubai drejt Tiranës do të bëhet në datën 02.11.2021 në drekë, pas mesnate, mbërritja në Tiranë para orës 13.30, me një ndalesë” thuhet në këto dokumente, ndërsa ka të përfshira edhe bagazhet.

Ndërkohë, Bashkia e Tiranës do të blejë edhe 2 bileta të tjera, me të njëjta kushte, teksa kësaj herë këta dy zyrtarë do të kthehen në datën 3 nëntor 2021. Madje, këta zyrtarë i kanë kërkuar që mos të ketë ndalesa të tjera. Tani, kushdoqoftë të shkojë në Dubai, presim që të na servirin ndonjë foto “takimet e punës”. Natyrisht, kësaj herë mund të tregohen të rezervuar të ndajnë me publikun drekat apo darkat, ndërsa banorët presin që pas kësaj vizite, Tirana të bëhet si Dubai.

Nga Boldnews.al

Zjarr Tv Ad