Propaganda rilindase nuk është diplomaci Zonja Kim

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa u përballa me foton tuaj pranë një gruaje në Përmet Yuri Kim, pasi kishit marrë leksionet e gjeografisë nga Mirela Kumbaro duke ngrënë vaktin e drekës në restorant, mendova as më pak e as më shumë veçse  për propagandën rilindase, e cila në thelb vret dinjitetin e një njeriu në emër të një fotografie.

Çfarë ka bërë kjo grua për të merituar të tillë tallje?!

Jua them unë se çfarë ka bërë. Është ngritur që pa gdhirë në mëngjes si çdo ditë. Ka paraprirë mëngjesin e të gjithë pjesëtarëve të tjerë të familjes, pasi kur të zgjohen të gjithë sytë do të drejtohen tek ajo. ” Çfarë do ha” Ku e kam xhaketën?! A është gati buka” e shumë pyetje të tjera. E pasi i ka përcjellë të gjithë ka hapur  dyqanin ku keni hyrë ju Yuri Kim. E ka larë si çdo ditë dhe është kujdesur që gjithçka të jetë në rregull. Ndonëse mund të ketë qenë e lodhur ka veshur buzëqeshjen mbi fytyrë për të mirëpritur këdo, sikundër ju ka mirëpritur juve Yuri Kim.

Jam e bindur që ka qenë krejt e sjellshme teksa keni hyrë në dyqanin e saj, sikundër do të jetë ndierë tejet e habitur kur i keni kërkuar foto. Pse e ka ndierë këtë habi?! Sepse duhet të jetë përballur me shumë turistë në dyqan dhe askush nuk i ka kërkuar foto. Duke qenë se e ka fe mirësjelljen, nuk ka refuzuar foton me ju.

Tani lindin pyetjet- Kujt i shërben kjo foto?!  Cili është misioni i kësaj fotoje?!

Ju doni të na mbushni mendjen se po reklamoni mrekullitë e Përmetit me këtë foto? Ç’ndryshon në jetën e kësaj gruaje pas kësaj fotoje?! Asgjë. Thjesht ju e keni përdorur fytyrën e saj në funksion të propagandës rilindase, për sa kohë kjo foto shfaqet vetëm në profilin e Mirela Kumbaros dhe në asnjë çast në faqen e ambasadës apo në profilin tuaj në instagram. Tē njëjtën gjë keni bërë edhe me burrin që shiste misra. Ia keni marrë fytyrën për përdorim të brendshëm në profilin e Kumbaros, pasi burri i misrave nuk shfaqet kund në profilin tuaj. Kjo është propaganda e fëlliqur rilindase që bazohet veçse mbi vrasjen e dinjitetit njerëzor dhe Ylli Manjani ka plotësisht të drejtë teksa ju quan ” Ministrja e Propagandës” në qeverinë Rama.

Post Scriptum- Propaganda nuk është diplomaci dhe diplomacia nuk është propagandë Yuri Kim.

Zjarr Tv Ad