Prodhohen këpucë me lazer

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këpucë të reja me lazer, të cilat i ndihmojnë të sëmurët me Parkinson të kapërcejnë ndërprerjen e komandave të trurit që i ndalon ecjen. Ngrirja mund të zgjasë nga disa sekonda në disa minuta, e ndonjëherë edhe më shumë. Kjo shton mundësinë e rrëzimit të personit të prekur nga sëmundja në fjalë.  Këto këpucë po kthehen në një ndihmë të madhe për të prekurit nga Parkinsoni. Ato krijojnë mundësinë që pacientët të ecin me më shumë besim tek vetja dhe minimizon rrezikun e rënies. Mekanizmi i thjeshtë i tyre projekton në tokë një vijë lazeri pak më larg se këmba, çka i lejon personit të kapërcejë ndjesinë e të ngecurit apo të ngjiturit në dysheme. Ekspertët thonë se të tilla këpucë e reduktojnë me 46% mundësinë e ngrirjes, por edhe kur ajo ndodh, kohëzgjatja e saj përgjysmohet.

 

 

Zjarr Tv Ad