Profesori i Universitetit të Oxfordit jep 3 arsye pse alienët po çiftëzohen me njerëz

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një profesor i Universitetit të Oxfordit është shprehur se alienët ndodhen mes njerëzve në tokë dhe po çiftëzohen me ta për të krijuar disa specie hibride.

Sipas Dr. Young-hae Chi, alienët duke u çiftëzuar me njerëzit do të krijojë një specie hibride, e cila më pas do të shpëtojë botën.

” Unë nuk mendoj se ata janë nga larg, ata janë vetëm pranë nesh, ne nuk mund t’i shohim ata. Ata nuk vijnë këtu për ne, por për hir të tyre. Mbijetesa e tyre është në të vërtetë edhe mbijetesa jonë – mbijetesa e tërë biosferës”, shpjegoi Chi, i cili ka shkruar një libër të ri në gjuhën koreane me titull “Vizitat Alien dhe Fundi i Njerëzimit”.

Gjithashtu pedagogu i Oxforf ka hedhur hije dyshimi edhe lidhur me fatkeqësitë që po kalon bota.

“Nuk është rastësi që vizitorët po shfaqen tani që Toka është duke u ballafaquar me probleme të mëdha, si përhapja e armëve bërthamore dhe ndryshimet klimatike. Duke gjykuar nga mënyra se si ata veprojnë, ata kanë një ide më të mirë për të ardhmen tonë.”

“Ekzistojnë katër lloje të alienëve”,- tha Chi për gazetën e kampusit: Të vogla; të gjata dhe të guximshme; me luspa dhe sy gjarpri; dhe së fundi, insekte.

Lidhur me misionin e tyre në Tokë, Chi ka tre teori: Ata duan të gjejnë ADN njerëzore të vlefshme për ruajtjen e specieve të tyre; ata duan të krijojnë një specie që mund të mbijetojë nga fatkeqësitë e klimës në të ardhmen; ose po përpiqen të prodhojnë një udhëheqës të ardhshëm inteligjent.

 

Zjarr Tv Ad