Projekti Thumanë-Kashar/ Banorët e Bërxullës në protestë: Si këtyre pushtetarëve nuk u dhimbset fare e drejta jonë?! Të na sqarojnë, jo të futen në tokën tonë si hajdut

0
117
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Banorët e Bërxullës kanë zhvilluar këtë të diel një protestë në lidhje me projektin e rrugës Thumanë-Kashar, projekt i cili prek 20 banesa dhe 30 hektarë tokë në këtë Njësi Administrative.

Banorët të revoltuar kërkojnë nga qeveria më shumë informacion në lidhje me projektin dhe kompensim me vlerën e tregut.

Në një prononcim për media një prej banorëve kërkoi që të hidhet më shumë dritë mbi projektin.

Ai kërkoi që qytetarët të informohen mbi mënyrën si do të zhvillohet projekti dhe jo që firma private t’u futet si hajdut në tokat e tyre pa u komunikuar asgjë.

“Ne na shkelen të drejtat në çdo sekondë dhe pushtetarëve nuk u dhimbset asnjë çik e drejta jonë. Të vijnë të na sqarojnë o vlla. Ja ku është Njësia Administrative Bërxullë, banorët janë të gjithë një zonë kadastrale që preket me 30 ha tokë dhe 20 banesa. Të vijnë të na sqarojnë, të na thonë ky projekt është i tillë, do zhvillohet në mënyrë të tillë, ka rrugë dytësore apo s’ka, ka mbikalime apo s’ka, por jo kështu. Firma vjen pa asnjë lloj projekti dhe futet nëpër tokë si punë e hajdutëve”, tha banori.

Zjarr Tv Ad