I renditur si i pari në listën e KLP-së për SPAK, Altin Dumani ka dalë këtë të martë para vettingut.
Prokurori Dumani është hetuar në tre kriteret pasurinë, integritetin dhe aftësinë profesionale.
Gjatë seancës dëgjimore relatori i çështjes bëri publik raportin për Dumanin nga ku rezultonte se prokurori dhe bashkëshortja e tij kishin në pronësi dy apartamente ne Tiranë ku njëri ishte pranë stadiumit Dinamo dhe tjetri në Yzberisht dhe një ambient 28 metra katrorë zyrë pranë Kopshtit Botanik.
Sipas KPK-së burimi i krijimit të kësaj pasurie ishin të ardhurat si dhe fitimet nga dhënia me qira të apartamenteve dhe zyrës, për të cilat tha se i ka paguar taksat në zyrën e tatimeve.
Vetë Dumani kërkoi konfirmimin e detyrë, ndërsa i pranishëm në seancë ishte edhe vëzhguesi ndërkombëtar Theo Jacobs, i cili nuk i ka bërë pyetje për Dumanin.
“Kam marrë pjesë në 25 çështje dhe kjo është hera e parë që s’kam asnjë pyetje. Zoti Dumani qenka me fat,”-u shpreh Jacobs.
Vendimi për Dumanin do të jepet të mërkurën në orën 11.30 .