Prokuroria kërkon 12 vite burg për Klemend Balilin

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas 3 seancave të dështuara Prokuroria ka dhënë pretencën për Klement Balilin. Në total u kërkua 18 vite burg për 4 akuza, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i ulet me një të tretën duke kërkuar përfundimisht 12 vite burg.

Për akuzën e trafikut të lëndëve narkotike, Prokuroria kërkoi 10 vite burg, për akuzën e grupit të strukturuar kriminal u kërkua 5 vite burg, 5 vite burg u kërkua edhe për akuzën e fshehjes së të ardhurave. Ndërkohë që për deklarim të rremë u kërkua 3 muaj burg.

Këto u kundërshtuan nga avokatët e Balilit, sipas të cilëve prokurori nuk ka dhënë prova konkrete për akuzat. Ata kërkuan kohë për të bërë mbrojtjen.

Seanca e radhës u la për në 23 prill.

Akuza- Balili është akuzuar për kryerjen veprave penale Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2, 334/1, 257/a/2, 287/1 të Kodit Penal, bazuar  në nenet 3, 5, 7, 15 deri në 21, 22, 23, 24, 28, vijues të ligjit Nr. 10192 datë 03.12.2009, i ndryshuar “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” .

Konfiskim pasurisë-Truall me sipërfaqe 11.994 m2 me në qytetin e Sarandës.

Objekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sarandës.

Truall me sipërfaqe 1716.91 m2 me ndodhur në qytetin e Sarandës.

Njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23(njeze tre) apartamente.

 

Zjarr Tv Ad