PS regjistrohet në KQZ, 16 parti jo parlamentare do marrin pjesë në zgjedhje

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur na ndajnë 13 ditë nga përfundimi i afatit për regjistrimin e partive politike në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, PS ka çuar zyrtarisht kërkesën për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Kërkesa e PS për t’u regjistruar në KQZ për zgjedhjet e  30 Qershorit mban firmën e sekretares për koordinimin elektoral Blerina Gjylameti.

Ashtu siç është shprehur më parë PS është e vendosur të shkojë në zgjedhjet lokale pavarësisht deklaratave publike të PD dhe LSI-së që nuk do të ketë zgjedhje lokale me Kryeministër Edi Rama.

Deri me datën 8 Prill në KQZ janë regjistruar 16 parti të vogla jo parlamentare për të marrë pjesë në zgjedhjeve vendore, ndërsa PS deri më tani është e vetmja parti parlamentare që ka shprehur vullnetin për t’u regjistruar në KQZ.

21 Prilli është afati i fundit për regjistrimin e partive politike në KQZ, ndërsa 10 ditë më pas përfundon afati për regjistrimin e koalicioneveve.

Sipas Kodit Zgjedhor depozitimi i listave shumëemërore të kandidatëve për kandidatët për këshillat bashkiakë dhe për këshillat bashkika duhet të bëhët jo më vonë se data 13 Maji.

 

 

Zjarr Tv Ad