Protesta/ Balla: Ja çfarë do bëjmë me kërkesat e studentëve

0
39
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Teksa jashtë ambienteve të Parlamentit studentët po protestojnë, ku kërkojnë plotësimin e kërkesave të tyre, opozita dhe maxhoranca janë bërë bashkë në Parlament. Por sigurisht që nuk kanë mundur ti shmangin tensionet e here pas hershme .

Balla përshëndeti kthimi në Kuvend të disa përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke thënë se “përshëndes daljen nga ilegaliteti të opozitës”.

“Të gjitha kërkesat e studentëve do të plotësohen një më një, por jo në dialog me ju, por vetëm në dialog me ata që meritojnë respektin e këtij kombi, studentët që janë në protestë”, u shpreh Balla.

Ai tha se Kryeministri ka iniciuar një proces i cili do të shkojë deri në fund jo vetëm për tetë pikat, por për më shumë se kaq.

Megjithatë ai tha se mazhoranca është e vetëdijshme se duhet bërë më shumë.

Nga ana e tyre përfaqësuesit e LSI, kërkuan miratimin e amendimeve të propozuara nga kjo parti dhe futjen e tyre në rendin e ditës, të cilat iu japin zgjidhje kërkesave të studentëve. Po ashtu ata kërkuan ndryshimin e ligjit të buxhetit për vitin që vjen.

Zjarr Tv Ad