Protesta e 6 dhjetorit/ Bumçi zbulon si do të zhvillohet dhe pse në këtë datë

0
144
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Politikani Aldo Bumçi ka zbuluar disa detaje për protestën që do të zhvillohet më 6 dhjetor në Tiranë, datë e cila përkon me mbajtjen e Samiti të BE-Ballkani Perëndimor.

Bumçi tha se protesta do të jetë paqësore ku do të ketë fjalime por dhe pankarta. Ai tregoi dhe arsyet se përse po protestojnë pikërisht në një datë të tillë.

“Në protestë do të ketë fjalime dhe pankarta. Projekti i infrastrukturës përfshirë portin e Durrësit duhet të jetë në përputhje me standartet e BE. Ky projekt shkel katër nene. Po dalim në protestë për Portin e Durrësit, për pastrimin e parave, për pasaportat e arta, për Ballkanin e Hapur.

Europa po vjen për Ballkanin Perëndimor dhe ne po i themi Europës, shqiptarëve dhe gjithë botës, se këtu ke një sulltan që po shkel të drejtat e njeriut dhe një popull që e ka partner”– tha ai i ftuar në emisionin “Review” në Euronews.

Samiti i radhës i Bashkimit Evropian kushtuar Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor. Kjo u konfirmua nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel i cili shprehej: “Ne do të mbajmë samitin e ardhshëm të BE-së për Ballkanin Perëndimor në Tiranë, më 6 dhjetor, për të konfirmuar angazhimin tonë të shtuar në atë rajon. Ballkani Perëndimor është një prioritet kryesor për Bashkimin Evropian. BE-ja dhe Ballkani Perëndimor kanë nevojë për njëri-tjetrin”.

Samiti vjen në një moment kur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë nisur negociatat, ndërsa Kosova pret liberalizimin e vizave.

Zjarr Tv Ad