Protesta e Partisë së Lirisë, FNSH në ambientet e Inceneratorit të Tiranës! Deputeti: Do jetë tubim paqësor, pjesëmarrje masive

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në ambientet e Inceneratorit të Tiranës në prag të nisjes së protestës së thirrur pasditen e sotme nga Partia e Lirisë.

Deputeti i PL, Endrit Braimllari ka deklaruar për News 24 se protesta do të jetë paqësore ndërsa nënvizoi se do të ketë një pjesëmarrje masive të qytetarëve.

“Protesta është paqësore. Nuk kemi ndërmend të bëjmë protestë të dhunshme. Shtimi i forcave të policisë tregon forcën e regjimit. Rama edhe vjedhjet e tij synon t’i mbrojë me FNSH. Besoj se pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme. Sot është thirrur në këtë ambient te vend ii krimit.

Pas 25 Korrikut PL ka kallëzuar çdo ditë abuzimin për Inceneratorët. Abuzimin që bëhet me Ujësjellësat. Aksioni do të jetë i pandalshëm. Është protesta e parë e një turi protestash.

Vendet e krimit që na kanë lënë rilindja janë shumë më të mëdha. E kemi thënë që është protestë paqësore. Vjen nga kërkesat e qytetarëve. Në varësi të komunikimit publik, do të jetë zëri i qytetarëve që dominon këtë protestë”, u shpreh ai.

Zjarr Tv Ad