Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë mbështetjen ndaj pedagogëve të cilët prej disa ditësh ndodhen në protestë për plotësimin e kërkesave të tyre.
Meta ka shpërndarë në Facebook një mesazh ku shprehet se angazhimi madhor i Partisë së Lirisë do të jetë arsimi.
Sipas ish-Presidentit, nuk ka investim më strategjik për një vend se sa arsimi.
Postimi i Ilir Metës:
Partia e Lirisë shpreh solidaritet të plotë dhe të vendosur me të gjithë pedagogët dhe stafin akademik të universiteteve dhe njëkohësisht me të gjithë studentët.
I siguroj të gjithë se angazhimi madhor i Partisë së Lirisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë arsimi. Nuk ka investim më strategjik për një vend dhe për një komb se sa arsimi.