Protesta e pedagogëve/ Meta shpërndan mesazhin: PL mbështetje të plotë stafit akademik! Nuk ka investim më strategjik për një vend se sa arsimi

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka shprehur dhe njëherë mbështetjen ndaj pedagogëve të cilët prej disa ditësh ndodhen në protestë për plotësimin e kërkesave të tyre.

Meta ka shpërndarë në Facebook një mesazh ku shprehet se angazhimi madhor i Partisë së Lirisë do të jetë arsimi.

Sipas ish-Presidentit, nuk ka investim më strategjik për një vend se sa arsimi.

Postimi i Ilir Metës:

Partia e Lirisë shpreh solidaritet të plotë dhe të vendosur me të gjithë pedagogët dhe stafin akademik të universiteteve dhe njëkohësisht me të gjithë studentët.

I siguroj të gjithë se angazhimi madhor i Partisë së Lirisë sot në opozitë dhe nesër në qeverisjen e vendit do të jetë arsimi. Nuk ka investim më strategjik për një vend dhe për një komb se sa arsimi.

Zjarr Tv Ad