Protestuesit ndezin qirinj në shkallët e Kryeministrisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurti

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestuesit kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë për vdekjen e 32-vjeçarit Lear Kurtit.

Gjithashtu ata kërkuan që të mbajnë 1 minutë heshtje në nder të të riut. Protesta ka nisur rreth orës 19:30 përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme.

Pas më shumë se 45 minutash, protestuesit kanë marshuar drejt Kryeministrisë.

Qytetarët lajmëruan se do të ketë një protestë të dytë për vdekjen e 32-vjeçarit, tubim që do njoftojnë në rrjete sociale.

Zjarr Tv Ad