Protesta e pedagogëve, Vasili: Injoranca e Edi Ramës po dëmton rëndë të ardhmen intelektuale në Shqipëri! Pagat më të ulëta nga të gjithë vendet e rajonit

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me protestën e pedagogëve dhe situatën e arsimit në vendin tonë. Ai shkruan se arsimtarët në Shqipëri paguhen shumë më pak se në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnje duke theksuar se një familje me dy arsimtarë në Shqipëri dhe dy fëmijë kanë ardhura në kufijtë e varfërisë dhe mbijetesës.

Statusi i Petrit Vasilit

Pedagoget perballe shkollepakut e grabitqarit Rama dhe qeverise injorante e hajdute te tij!

Eshte fakt asgjesues, qe arsimtaret ne Shqiperi paguhen shume me pak se ne Kosove,Maqedoni,Malte Zi, Serbi e Bosnje.

Eshte fakt shume i rende, qe nje familje me dy arsimtare dhe dy femije kane te ardhura mujore per fryme ne kufijte e varferise dhe te mbijeteses biologjike.

Eshte fakt, qe Edi Rama per faqen e zeze te tij, ne vend qe te beje naten dite e te rrise rrogat stimulon thashethemet per marrjen e ryshfeteve nga pedagoget e arsimtaret.

Eshte fakt qe qeveria Meta ne vitin 2001, megjithse ne kushte shume te veshtira, i rriti pagat mbi 50% sepse kishte vullnet dhe vleresonte arsimin dhe dijen.

Eshte fakt qe i gjithe efekti financiar i kerkesave te pedagogeve eshte fare fare minimal krahasuar me qindra e qindra milion euro, qe grabiten nga qeveria e Rames çdo dite me rruge te florinjta, koncesione, ibceneratore dhe me energjine elektrike.

Eshte fakt qe ndersa hajdutet e qindra milion euro te inceneratoreve vjedhin te pashqetesuar me Edi Ramen ne krye arsimtaret e pedagoget jane futur ne burg per 100 euro.

Eshte fakt qe ndersa laboratoret e kerkimit shkencor jane ne mjerim te thelle Edi Rama ky inkuizitor injorant i dijes harxhon miliona euro per instalacionet e tij idiote.

Eshte fakt qe kushtet ne shkolla e auditore jane nga me te veshtirat dhe Rama me hajdutet e tij vjedhin miliarda me inceneratore, koncesione e tendera.

Eshte fakt qe shkollepaku dhe grabitqari kryeminister eshte gati te ndeshkoje edhe femijet se bejne shenime ne libra ndersa horrat e qeverise, qe grabisin qindra milion euro me firmat e tyre jetojne ne luks te çmendur.

Eshte fakt qe analfabetizmi funksional eshte ne nivele kritike por shkollepaku kryeminister nuk shqetesohet se i intereson qe te shtohen te paditurit te cilet te deshperuar te lene vendin dhe te zevendesohen nga Bangladeshas.

Eshte fakt qe per shkak vetem te ketij kryeministri grabitqar e hajdut sot cdo shqiptar do te donte te jetonte ne mire ne Maqedoni apo Kosove se sa ne Shqiperi.

Eshte fakt niveli mizerabel intelektual i qeverise se Edi Rames e cila eshte shnderruar ne panairin e idiotesise, gafave dhe sharlatanizmit ekstrem.

Injoranca, perciptesia, shkollepakesia dhe obskurantizmi i Edi Rames ketij simboli te asgjesimit te dijes dhe shkences dhe promovuesit te injorances ekstreme po demtojne shume rende ne themel te ardhmen intelektuale te vendit.

Zjarr Tv Ad