Mbyllet procesi i regjistrimit për mbi 10 mijë pasuri të paluajtshme në Gjirokastër, Lame: Qytetet mesjetare janë një makth për…

0
52
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjirokastra ka qenë stacioni i radhës i Kadastrës Shqiptare në procesin e regjistrimit për herë të parë të pronave. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan lame ishte në Gjirokastër për të lëshuar certifikatat e para të pronësisë për Lagjet 18 shtatori, Lagjet e reja të qytetit, zona e Gërhotit dhe përtej përfshirë edhe Zonën e Burimeve të Viroit.

Girokastra bën pjesë në ato qytete në të cilat nuk kishte përfunduar asnjëherë regjistrimi fillestar i pronave që prej viteve të Pavarësisë. Për më tepër, ky proces nuk ishte kryer as në lagjet e reja të qytetit të ndërtuara gjatë dhjetëvjeçarëve të periudhës para 1990.

Një projekt për këtë qëllim, i nisur me Bankën Botërore shumë vite më parë, ishte lënë në mes për t’u vijuar vetëm vitet e fundit.

Lame tha se: “Qytetet mesjetare janë makth në procesin e regjistrimit, por edhe një shërbim i domosdoshëm për shpëtimin e tyre”.

Kjo, sepse pa kryer këtë proces është gati e pamundur që ato të kenë mundësi të përfitojnë nga programet e rimëkëmbjes, të restaurimit, të kredimarjes, të rijetëzimit e kështu me radhë.

Të njëtat problematika komplekse janë ndeshur vitet e fundit në regjistrimin fillestar në Lagjen Kala në Elbasan, në Himarë, në Berat, etj.

Zona e fundit kadastrale që tashmë përfundoi regjistrimin fillestar, Zona 8541, përmban 10.100 pasuri private dhe publike, të cilat e çojnë në mbi 20 mijë numrin e pasurive të regjistruara të tre zonave të qytetit.

Zjarr Tv Ad