Alqi Bllako u mbajt kot ne burg per ate veper penale. A keni kellqe ta merrni bashkepunetor Alqin e te jepni pergjigje per ca pyetje?

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga : Abi Malltezi

Per ate veper penale qe e kane akuzuar Alqi Bllakon e kane mbajtur gjate ne burg dhe ne menyre jo fort te ligjshme, pasi paraburgimi gjate hetimit nuk duhet te zevendesoje denimin e mundshem. Nese afera e inceneratoreve degjeneron ne zerin kadastral toke are apo truall, kjo eshte nje farse dhe pisllek i rende nga SPAK!

Demi 0.3 miljon euro eshte hicgje krahasuar me aferen 430 miljon euroshe te inceneratoreve. Deri tani Bllakon dhe nje dyzine zyrtaresh te Ministrise se Mjedisit i arrestuan dhe akuzuan per zerin kadastral te shpronesimit dhe dem afro 0.3 miljon euro. Mjafton qe t’ua kerkoje mbrapsht kete dem dhe vepra penale shfryhet. Prokuroria nese ka kellqe duhet te jape disa pyetjeve shume te thjeshta por qe te con tek permbi-shefat e Alqi Bllakos.

Per shembull: 1. Kush, kur dhe pse u urdherua te injorohej Strategjia dhe Plani Kombetar i Veprimit per Mbetjet qe ishte financuar me miljona euro nga BE?

2. Pse u firmosen te gjitha kontratat e inceneratoreve nga Ministria e Mjedisit? Kjo eshte e kundraligjshme! Qeveria qendrore nuk ka asnje rol ligjor te beje kontrata per menaxhimin e mbetjeve! Eshte detyrim dhe funksion i pushtetit vendor. Dhe Ministria e Mjedisit nuk kish fare buxhet per keto.

3. Kush dhe pse vendosi qe nuk kompanie qe nuk ekzistonte dhe nuk ishte rregjistruar fare ne QKB ti jepeshin 8 pike bonus? Dhe kjo gje duke qene te njoftuar me shkrese zyrtare nga ish ministrja qe kjo kompani nuk ekziston fare. Kush ju dha garanci qe nuk pyesim fare per ligj e rregulla?

4. Pse ishte e nevojshme qe ti kerkoje Zj. Prodani ne Ministrine e Financave shtese fondesh qe te paguheshin paradhenie parate per pune te pakryera inceneratoret e Elbasanit dhe te Fierit?

5. Pse u mbyllen syte kur Veliaj te ktheu pergjigje kinse per gjithe qarkun e Tiranes kur ai nuk e kish kete tager? Keto jane pyetje te thjeshta per te cilat njerezit presin pergjigje. Nese prokuroria do i jape dot pergjigje ketyre pyetjeve, do dale e qarte qe Alqi Bllako ishte nje instrument ne vjedhjen e cmendur, por nuk ishte kryesori.

Nese nuk do ishte Bllako, do kishim nje tjeter Alqi qe do firmoste ato qe do i kerkoheshin perkundrejt ngjyerjes se gishtit sic ndodhi me Alqin e pare. SPAK mund te beje histori nese do t’i ofroje imunitet te plote dhe heqjen e te gjitha akuzave Alqit nese ai vertet behet bashkepunetor i drejtesise dhe te tregoje gjithe skemen dhe perfshirjen e Rama-Ahmetaj-Agaci-Veliaj, perndryshe eshte tallese dhe fyerje e rende qe megaafera 430 miljon euroshe kthehet ne cirk per demin nga keqcaktimi i zerit kadastral qe eshte sa 0.1% e aferes.

Po per 99.9% e mega-aferes ka ndonje pergjegjesi apo xix se djeg te behen pyetjet dhe hetimet?

Zjarr Tv Ad