Protesta e studentëve vijon të jetë aktive dhe shumë prej tyre shprehen të vendosur për të vijuar kauzën duke shtuar se nuk do të tërhiqen deri në përmbushjen e kërkesave. Pas protestave në rrugë, studentët kanë zgjedhur një formë tjetër duke u ngujuar brenda ambienteve të fakultetit.
Dita e sotme është shoqëruar me përplasje te fakulteti i Ekonomisë, ku krahas bllokimit të derës, janë nxjerrë jashtë edhe punonjësit e administratës. Studentët janë përplasur me rojat e sigurisë, gjithashtu dhe me punpnjësit e administratës.
Ata i kanë dërguar gjithashtu pedagogëve një kërkese me shkrim, ku i kanë kërkuar këtyre të fundit që ti mbrojnë nga dhuna e përdorur kudrejtë tyre.
Ata janë të vendosur që ti rezostojnë ngujimit, deri në plotësimin e kërkesave të tyre.