Protestat e serbëve vazhdojnë, BE-ja “ULTIMATUM” Kosovës: Ja tre kërkesat që kemi

0
57
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Protestat në veri të Kosovës pritet të vijojnë edhe ditën e sotme. Krahasuar me ditët e mëparshme, sipas mediave kosovare thuhet se numri i pjesëmarrësve është në rënie, pork jo nuk pengon që tensionet mes palëve të jenë të mëdha.

Kosova është vënë nën presion diplomatik për të shtensionuar situatën. Ditën e djeshme, Bashkimi Europian iu bashkua thirrjes së Francës dhe Gjermanisë për të mbajtur zgjedhje të reja në very të Kosovës.

Tre kërkesat që BE ka për Kosovën, janë zgjedhje të reja tani, të sigurohet pjesëmarrja e serbëve në Kosovë në eto si dhe të nisë puna për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi një bisedë telefonik me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Finer, dhe tha se vendi është gati t’i japë fund tensioneve me zgjedhje të reja komunale.

Kurti u shpreh se Kosova po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për uljen e tensioneve në Veri. Teksa më tej theksoi se duhet t’i jepet fund dhunës nga bandat e dërguara nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja, në mënyrë që tensionet në Veri të ulen.

Zjarr Tv Ad