Një 12-vjeçar është dënuar në lidhje me protestat antiqeveritare të Hong Kong.
Fëmija, i cili nuk është identifikuar, u arrestua kur shkoi në shkollë pas demonstratave në tetor.
Ai pranoi se kreu vepra penale duke bërë shkrime me spray në muret e një stacioni policor dhe në një stacion metroje.
Dënimi për 12-vjeçarin do jepet muajin tjetër.
Janë arrestuar më shumë se 5000 persona që nga fillimi i protestave në qershor.
Një numër i tyre ishin midis moshës 12 dhe 15 vjeç, megjithëse kjo është hera e parë që një prej tyre dënohet.
Prokurorët thanë se fëmija shkroi parulla të tilla si “policë të mallkuar mashtrues” dhe “asgjësim hyjnor, Hong Kongu i lirë” në muret e Stacionit Policor Mong Kok dhe stacionit të Prince Edward MTR më 3 tetor.
Oficerët më pas ndoqën djalin në shtëpi dhe pritën jashtë gjithë natën. Kur fëmija u nis për në shkollë mëngjesin e së nesërmes, oficerët kryen një kontroll në banesë ku ju gjet boja e zezë.
Avokatja e djalit, Jacqueline Lam, tha për gjykatësit se ai ishte mbajtur në stacion policor pas arrestimit të tij, një “mësim i rëndësishëm” për të.
“Unë i kërkoj gjykatës që t’i japë një shans,”-tha ajo. “Në fund të fundit, ai është vetëm 12 vjeç.”