Protestat për krizën ekonomike, nisin furnizimet e kufizuara me gaz dhe karburant për mijëra banorë: Jemi të uritur

0
199
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Furnizimet me karburant dhe gaz kanë rifilluar në disa vende të Sri Lankës pas një fundjave me protesta antiqeveritare për krizën ekonomike.

Radhë të gjata u krijuan në stacionet e karburantit dhe qendrat komunitare në të gjithë kryeqytetin, Colombo, të hënën ku u grumbulluan mijëra banorë të lodhur.

Furnizimet e kufizuara vijnë pas disa muajsh mungesa të karburantit, ushqimit dhe gjëra të tjera bazike.

Kriza financiare aktuale është më e keqja që ka parë vendi që nga pavarësia. Inflacioni i shfrenuar ka bërë që çmimet të rriten dhe rezervat valutore të vendit të mbarohen, duke e lënë në vështirësi për të importuar ushqime, karburant dhe ilaçe.

Zemërimi dhe zhgënjimi “vluan” në fundjavë. Dhjetëra mijëra protestues sulmuan rezidencën zyrtare të Presidentit Gotabaya Rajapaksa në Colombo të shtunën, pas muajsh protestash.

Turmat dogjën gjithashtu rezidencën private të kryeministrit Ranil Wickremesinghe. Asnjë njeri nuk ishte në ndërtesa kur u sulmuan.

Në distriktin Slave Island të Colombo, qindra njerëz prisnin për të blerë gaz për gatim.

Pati një trazirë në turmë kur oficerët e policisë erdhën dhe njoftuan se kishin furnizim të mjaftueshëm për rreth 1000 familje.

Dhjetëra banorë të shqetësuar ndoqën pas një polic, ndërsa ai zbriste në rreshtin e cilindrave, duke i numëruar një nga një.

Më pas kur mbërriti në fund të rreshtit dhe i numëroi tha se kishte për të gjithë dhe turmat e banorëve u qetësuan.

Ushtarakë dhe oficerë policie monitoruan turmat, raporton BBC.

Gayan Kalanda tha se duhej të paguante 6.90 dollarë, gati gjysmën e të ardhurave të ditës, vetëm për pesë litra benzinë. Ishte hera e shtatë që i duhej të priste me ditë për benzinë dhe ishte i rraskapitur.

“Ne thjesht nuk ndihemi të sigurt në këtë vend. Ne jemi gjithashtu të uritur…,” tha ai.

Më tej në radhë ishte Kanishka De Silva, një bankier që kishte marrë pushim nga puna për të marrë karburant.

Në kroskotin e makinës së tij ishte një copë letër që kishte lënë gjatë natës, me numrin e tij të telefonit të shkruar së bashku me lutjen: “Ju lutemi telefononi nëse vjen benzinë”.

“Po bëhet gjithnjë e më keq,” tha ai për BBC, duke treguar radhën. “Këtu kemi mjekë, bankierë, por edhe shoferë, ka qenë një betejë e zakonshme, prandaj edhe protestat kanë qenë kaq të forta”.

Në fund të qershorit, autoritetet pezulluan shitjet e benzinës dhe naftës për automjetet në një përpjekje për të ruajtur rezervat e pakësuara të karburantit në vend.

Ajo ka kërkuar ndihmë financiare urgjente, duke fajësuar për krizën pandeminë Covid-19, e cila, dëmtoi turizmin në Sri Lanka.

Por shumë ekspertë thonë se faji është keqmenaxhimi ekonomik. Kriza e thelluar ekonomike bëri që vëllai i madh i presidentit, Mahinda Rajapaksa, të detyrohej të jepte dorëheqjen si kryeministër në maj.

Si presidenti Rajapaksa ashtu edhe kryeministri Ëickremesinghe kanë treguar se janë gati të japin dorëheqjen, por afati kohor që kjo të ndodhë mbetet i paqartë. Po zhvillohen bisedime mes liderëve të partive politike për zgjidhjen e krizës.

Protestuesit thonë se nuk do të largohen nga pallati presidencial derisa zoti Rajapaksa të japë dorëheqjen. Vendndodhja e tij nuk dihet ende.

Zjarr Tv Ad