Protestë kundër rritjes së çmimeve, ne Korçë del vetëm policia

0
132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot qytetarët e Korçës kishin njoftuar protestë në rrjetet sociale kundër rritjes së çmimeve.

Kjo ka bërë që policia sot të merrte masa dhe të mobilizoheshin që të ruanin qetësinë mes protestuesve.

Protesta ishte thirrur në orën 11:00. Mirëpo si duket “protestuesit” kanë harruar të shkojnë në protestën e thirrur. Policia shkoi në para terminalit ku grumbullohen të gjithë autobusët, ku edhe u tha se do zhvillohej protesta, por që nuk u duk asnjë qytetar.

Jo vetëm qytetarët që nuk kishin dalë, por as ata që e lajmëruan atë nuk shiheshin. Siç shihet edhe në foto policët u futën në hije dhe prisnin që qytetarët të dukeshin, por si duket revolta për rritjen e çmimit mbeti vetëm në rrjetet sociale. Efektivët pas disa minutash pritje janë larguar.

Zjarr Tv Ad