Protestës së studentëve të mjekësisë i bashkohet edhe një tjetër universitet

0
389
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nesër në orën 10:00, studentët e mjekësisë do të protestojnë duke kundërshtuar vendimin e qeverisë e cila i vendosi kusht kontratën 5 vjeçare për të marrë diplomën. Kësaj proteste, iu janë bashkuar sindikata dhe studentët e UBT-së.

Ata do të protestojnë para godinës se Agronomisë, ku nga ana tjetër, studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi. Ata nuk janë dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe nesër në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.

Pas mbledhjes së qeverisë, Rama tregoi kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë. Ai tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi sqaroi se ky projektligj do prezantohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar, pasi maturantët kanë në gusht provimin shtesë të dixhitalizuar dhe duhet ta miratojnë brenda korrikut.

Zjarr Tv Ad