Albin Kurti refuzoi takimin me Ramën, gazetari Mentor Kikia tregon lëvizjet e fundit që duhet të bëjnë kryeministrat

0
300
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia tha në një intervistë se Edi Rama dhe Albin Kurti duhet te na tregojne se levizja e rradhes eshte të fillojnë të sillen si burra shteti dhe t’i lënë mënjanë marrëdhëniet personale. Kreu i qeverisë së Kosovës është shprehur se nuk do ta takojë kryeministrin Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Prishtinë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive.

“Albin Kurti nuk e refuzon Ramën ta takojë, por thotë që më parë duhet të zhvillojmë mbledhjen e qeverisë, të firmosim marrëveshjen që kishim në plan dhe pastaj të flasim për gjëra të tjera. Është një kthim mbrapsht i asaj që ndodhi me mbledhjen e qeverisë, që ka për burim marrëdhëniet krejtësisht të ftohta mes dy kryeministrave që mesa duket nuk do të ndryshojnë.

Edhe pse duket si zhargon, dy kryeministrat kanë kohë që hanë inat me njëri tjetrin dhe kjo është padyshim e papranueshme. Ata duhet të kuptojnë fillimisht se janë drejtues në vendet e tyre përtej ndjesive që kanë në raport me marrëdhëniet personale për shkak të këndvështrimeve politike, apo edhe marrëdhënieve krejtësisht njerëzore. Nuk duhet të sillen si të tillë, por duhet të sillen si burra shteti duke marrë parasysh përgjegjësitë që kanë,” u shpreh Kikia.

Zjarr Tv Ad