Provokon Website i njohur sportiv, paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një nga Websajtet më të mëdha në fushën e futbollit, Goal.com, ka publikuar një hartë, që ka ngjallur kritika të mëdha, në rrjetin social Facebook.

Kosova është listuar si pjesë e Serbisë. Kombëtarja “dardane” u bë ndër temat kryesore në botën e futbollit me arritjet dhe paraqitjet e saj në Ligën e Kombeve dhe në kualifikuese për Kampionatin Europian 2020. Mirëpo, Goal.com nuk i merr parasysh këto arritje të Kosovës.

“Euro 2020 po formësohet mirë. Cilët janë të preferuarit tuaj?”, shkroi faqja zyrtare e Goal.com, mbi fotografinë ku shfaqen 20 Kombëtaret që e kanë siguruar një vend për në EURO 2020. Kjo foto është kontestuar ashpër nga të gjithë shqiptarët të cilët nuk mund të pranojnë që një shtet i pavarur të përfaqësohet me një flamur të një kombi tjetër.

 

 

Zjarr Tv Ad