Nga burgu i sigurisë së lartë bën kërdinë me mashtrim ne internet, fiton 1 milionë dollarë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i dënuar me 24 vite burg në një burg të sigurisë maksimale në Nigeri përdori një rrjet bashkëpunëtorësh për të kryer një mashtrim ndërkombëtar që solli 1 milion dollarë.

Hope Olusegun Aroke është dënuar për mashtrim katër vite më parë dhe u mbajt në burg të sigurisë së lartë në Lagos pas dënimit të tij.

Por ndërsa ishte në burg punoi me bashkëpunëtore për të kryer një mashtrim ku u shënjestruan njerëz nga kombe të ndryshme.

Gjatë asaj kohe ishte dërguar në spital, por në vend që të rikthehej në burg shkoi në hotele ku u takua me gruan dhe fëmijët.

Autoritetet informojnë se pas hetimeve u zbulua se i dënuar kishte qasje në internet dhe telefon celular në burgun ku supozohet se po vuante dënimin.

“Rrethanat e pranimit të tij në spital dhe ata që e ndihmuan të lëvizte nga spitali në hotele dhe angazhime të tjera sociale është duke u hetuar,”-tha policia.

Wilson Uëujaren, zëdhënësi i komisionit të krimeve ekonomike dhe financiare, nuk pranoi të jepte detaje se si Aroke ishte në gjendje të merrte pjesë në evente sociale dhe të merrte hua si i burgosur.

Për të kryer transaksionet e tij, Aroke përdori një emër të rremë, Akinwunmi Sorinmade, duke hapur dy llogari.

Ai gjithashtu bleu shtëpi lagje të shtresës së lartë dhe një seri makinash luksoze të regjistruara në emrin e gruas së tij.

I dënuari kishte në përdorim edhe llogarinë bankare të gruas së tij në burg, që e përdori për të transferuar fondet.

Aroke u arrestua në vitin 2012 për mashtrim në internet pasi u kthye nga Malajzia.

Në atë kohë, ai u tha “viktimave” të tij se ishte student i shkencave kompjuterike në një universitet në Kuala Lumpur.

Por në fakt ishte koka e një rrjeti të ndërlikuar të skemës së mashtrimit në internet që përshkon dy kontinente, shtuan autoritetet.

Zjarr Tv Ad