PS depoziton projektligjin për “Dosjet”, Balla: Kush ka pasur lidhje me ish-Sigurimin nuk merr pjesë në politikë

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në një deklaratë për mediet para depozitimit të projektligjit për hapjen e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit ka thënë se ligji do të ketë dy nisma të reja. Ai theksoi se cilido person që rezulton të ketë lidhje me ish-sigurimin e shtetit, nuk mund të merret me politikë.

“Sot PS prezanton edhe dy nisma të tjera për ndalimin e personave me lidhje në të shkuarën me ish-sigurimin famëkeq. Janë dy nisma, e para ka të bëjë me ndryshimin e ligjit  për integritetin e personave që zgjidhen dhe emërohen në funksione pulitke, ose ligi i dekriminalizimit dhe tjetra për partitë politike. E para parashikon ndalimin e personave për të marrë poste publike nëse vërtetohet lidhje me sigurimin e shtetit. Verifikimi kryhet në bazë të vetëdekelarimit dhe nëse rezulton i pavërtetë përveç humbjes për të qenë në poste publike personi ngarkohet me përgjegjësi penale.

Nisma e dytë ajo për ndryshimin e në ligjin e partive ka të njëjtën qasje, pra nuk mund të jenë kryetar të Partive në sistemin demokratike ata që kanë qenë bashkëpunëtore të sigurimit. Këto dy nisma janë premisat e duhura ligjore që spiunët e regjimit të mos jenë më pjesë e asnjë posti publik.” 

Zjarr Tv Ad