PS identifikon deputetin që i vuri flakën tavolinës së Lulzim Bashës në Kuvend: Shkaktoi panik në sallë

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste ka identifikuar deputetin e opozitës që i vuri flakën tavolinës së Lulzim Bashës në Kuvend gjatë seancës parlamentare të së hënës (20 nëntor) ku u miratua në parim brenda 4 minutave buxheti 2024, mes kaosit dhe tymit nga flakadanët.

Në kërkesë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore për 5 deputetë të opozitës, shkruhet se ishte ligjvënësi i PD-së Bledjon Nallbati i cili nxorri nga çanta e koleges së tij, Albana Vokshi një kuti, e cila sapo e ndezi mori menjëherë flakë.

Sipas PS, i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha kjo kuti u vendos në tavolinën e Lulzim Bashës dhe sipas tyre u dëmtua pajisja elektronike të votimit dhe u rrezikua që flakët të përhapeshin në sallë.

“Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës”, thuhet në kërkesë. Ndërkohë akuzojnë kreun e grupit të opozitës Gazment Bardhin se është konfliktuar me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe ka hedhur një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë.

“Përsëritja e situatave të vazhdueshme të bllokimit të seancave plenare nga deputetë të opozitës është e pa tolerueshme”, shprehet PS.

Ndërsa është kërkuar marrja e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Sorina Koti, Albana Vokshi dhe Flamur Hoxha.

Kërkesa e plotë e mazhorancës:

E nderuar zonja Kryetare e Kuvendit,

Përsëritja e situatave të vazhdueshme të bllokimit të seancave plenare nga deputetë të opozitës është e pa tolerueshme.

Kaosi i krijuar nga deputetë të caktuar të opozitës në seancën plenare të datës 20.11.2023. seancë dedikuar diskutimeve dhe votimit në parim të Buxhetit 2024 dhe Paketës Fiskale, pengoi zhvillimin normal të kësaj seance të rëndësishme duke mos lejuar të mbanin fjalën deputetët e Grupit Parlamentar: të Partisë Socialiste të cilët ishin regjistruar për të diskutuar. Ky skenar i përsëritur për të disatën herë nga deputetë të opozitës është në kundërshtim flagrant me Rregulloren e Kuvendit dhe Kodit e sjelljes Deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Deputetë të opozitës që në nisje të seancës plenare bllokuan foltoren duke vendosur si barrikadë para saj karriget e deputetëve.

Deputeti Gazment Bardhi mori karriget e deputetëve dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Bardhi konfliktohet me punonjësit e sigurisë në sallën plenare dhe në një moment ai hedh një karrige në drejtim të tyre duke dëmtuar rëndë njërin prej gardistëve në dorë.

Deputeti Flamur Noka gjithashtu mori karriget të cilat ishin vendosur si barrikadë në një nga hyrjet e sallës plenare dhe i vendosi mbi foltore duke e bllokuar atë. Deputeti Noka mban dy flakadanë duke i drejtuar ato drejt Drejtueses se Seancës. Kryeministrit dhe anëtarëve të Këshillit të Ministrave. Në mbyllje te seancës deputeti Flamur Neka hedh një flakadan të ndezur drejt Kryeministrit.

Situata agravoi edhe më shumë në momentin kur deputeti Bledjon Nallbati nxjerr nga çanta e deputetes Albana Vokshi një kuti të cilën sapo e ndezi mori menjëherë flakë, gjithashtu i ndihmuar edhe nga deputeti Flamur Hoxha këtë kuti e vendosi në tavolinën përpara, duke dëmtuar pajisjen elektronike të votimit dhe rrezikuar që flakët të përhapeshin në sallë. Kjo situatë shkaktoi panik dhe tek vetë deputetët e opozitës.

Nisur nga këto situata të krijuara në seancën plenare 15 datës 20.11.2023, në mbështetje të nenit 63. pika 1 gërma d), dhe nenit 65/1 të Rregullores Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të nenit 3. gërma da) dhe ë), nenin 8 pika 2 göra h) dhe nenin 33 të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, paraqesim kërkesën si më poshtë:

-Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledjon Nallbati, Sorina Koti, Albana Vokshi dhe Flamur Hoxha sipes Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

– Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat Vetimet dhe Etikëa për vlerësimin e masës disiplinore.

Zjarr Tv Ad