Pse nuk martohet? Prej 10 vitesh çift, Belind Këlliçi zbulon arsyen pse nuk hedh hapin e madh

0
962
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Belind Këlliçi dhe Anna Shkreli janë bashkë prej 10 vitesh por ende nuk janë martuar, në intervistën e parë të përbashkët për të rrëfyer dashurinë e tyre ata shpjeguan te “Rudina” edhe arsyen pse nuk bashkëjetojnë ende. Çifti tregoi episode se si dashuria e tyre i ka mbijetuar distancës dhe ka pritur, ndërsa aktualisht kanë edhe një detyrë të fundit përpara se të kalojnë në këtë hap. Këlliçi tha se Ana kujdeset për motrën dhe vëllain, ndaj nuk jetojnë bashkë.

Belind Këlliçi: Nuk jemi bashkë akoma dhe këtu më lër mua të them diçka për Annën sepse është një tipar i rrallë i Annës të cilin unë e vlerësoj pa masë. Anna ka një motër dhe vëlla më të vogël që unë i dua shumë, Marta dhe Juli për të cilët ajo në fakt është kujdesur, janë personazhe të dy, janë të paparë.

Ndjekësit e mi dhe kritikët më të mëdhenj në TikTik dhe për të cilët Anna është kujdesur shumë që t’i qëndrojë pranë deri në momentin që ato… se kanë një diferencë të madhe moshe me ta, 10 dhe 11 vjet mos gaboj, kujdeset për ta derisa ata të arrijnë në pikën që ata të jenë maturantë për të shkuar me sutdime në universitet.

Marta e kaloi këtë fazë, tani po përgatitet Juli, vëllai i Annës, i vogli për të shkuar me studime dhe objektivi është që kur edhe Juli të ketë marrë drejtimin e tij në jetë, vjen momenti që ne të jemi bashkë.

Rudina Magjistari: Të bëni fëmijët tuaj.

Belind Këlliçi: Atë e ka në dorë shefe Anna, nuk e zgjas.

Zjarr Tv Ad