Pse PD nuk garoi në zgjedhjet në Kukës? Indrit Sefa tregon arsyet…

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i Partisë Demokratike, Indrit Sefa komentoi në një intervistë në Euronews, zgjedhjet që do të mbahen në Kukës më 24 shtator për zgjedhjen e kreut të Bashkisë Kukës pas dorëheqjes së Safet Gjicit pasi iu publikua video duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai tha se vendosën mos të dilnin me një kandidat tjetër, duke qenë se përgjegjësia më e madhe për këto zgjedhje do të jetë e degës dhe se ata do të bëjnë fushatën.

Sipas tij PD mori një vendim për të mbrojtur interesat e demokratëve.

“Është një garë lokale dhe duke qenë se përgjegjësia më e madhe është e degës, sepse në fund të ditës fushatën ata do e bëjnë. Duke pasur parasysh dhe situatën emergjente që ka qenë dega dhe sulmit të vazhdueshëm që ka qenë dega gjatë gjithë kësaj periudhe, duke konsideruar dhe një vendimarrje të mëparshme për zgjedhjet lokale ku ne nuk nxorëm një kandidat në Kukës, mendoj se dega mori një vendim të cilin ajo e mendonte më të mirë për të mbrojtur interesat e demokratëve në qytet. Në fund të ditës, se çfarë është e mirë për banorët e Kukësit dhe zgjedhësit atje, nuk besoj se e dimë ne në kryesinë e PD-së. Ndryshimet statutore ishte në këtë logjikë, duke i dhënë më shumë autonomi vendore të gjithë degëve përkatëse”, tha ai.

Zjarr Tv Ad