PSG shumë e fortë për japonezët, francezët fitojnë me goleadë miqësoren

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Skuadra e PSG-së ka nisur në Japoni një tur parapërgatitor për sezonin e ardhshëm.

Francezët kanë programuar edhe disa ndeshje miqësore në kuadër të këtyre përgatitjeve. Paraditen e kësaj të hëne parizjenët janë përballur me vendasit e Gamba Osaka. Miqtë e fituan këtë sfidë me rezultatin e thellë 2-6, ku protagonist me golat e tyre ishte edhe treshja e famshme Messi, Mbappe, Neymar.

Serinë e golave e hapi Sarabia në minutën e 28-të, ndërkohë katër minuta më vonë Neymar do të dyfishonte shifrat duke shndërruar në gol një 11-metërsh. Kurokawa do të ngushtonte shifrat në 2-1 në të 34-tën port re minuta më vonë Mendes shënoi golin e tretë për francezët.

Pjesën e parë e mbylli goli i Lionel Messit në minutën e 39-të. Me fillimin e të dytës skuadrat bënë goxha ndryshime por spektakli i golave ende nuk kishte mbaruar. Në të 60-tën minut Neymar shënoi të dytin personal dhe të pestin për PSG-në, ndërkohë Mbappe mbylli serinë e golave në minutën e 86-të me një tjetër 11-metërsh.

Zjarr Tv Ad