Publikime ndërgjegjësuese të “Tjetër Herë Me Vajzë”

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bisedë me vajzën ( Anonime)

“Mbase nuk jeton kjo vajzë e ta bësh një djalë më në fund.”, – tha teta Zejnepja para foshnjës.

U shokove, pak? E po, më the të them të vërtetën.

Kam qenë 8 vjeç, kur e kam dëgjuar time më duke ia (ri)treguar këtë histori kunatave e motrave të veta. Teta Zejnepja, kushërira e babait tim, ka thënë këto fjalë mbi djepin tim, kur u linda unë. Nuk e ka thënë në sy të mamasë sime, por ajo e ka dëgjuar. Sa do kenë dhembur ato fjalë!

Mban mend si e përjetove?

Nuk dija ç’të mendoja. Teta Zejnepe… Po unë e doja shumë atë. Ajo më përqafonte, më sillte përherë ndonjë dhuratë dhe kur nuk kishte, më jepte ndonjë 200 Lekësh. Më pyeste për shkollën dhe korin – e dinte që e doja shumë korin dhe isha solistja kryesore vajzë.

Teta Zejnepe ta ketë thënë këtë? Fëmijët shpesh i harrojnë traumat e tyre. Vendosa mos ta besoj time më, derisa u rrita dhe e kuptova që ka qenë e vërtetë. Dhe sot, kuptoj se sa shpesh u ndodh grave kjo gjë, nuk i besojnë as familjarët e tyre.

Si ndihesh sot për atë çka tha teta Zejnepe?

Pyetje e komplikuar. Tashmë jam e rritur vetë, nënë vetë. Por, duke u rritur si vajza e katërt, kam idenë që kam ngritur në pikëpyetje shumë gjëra, më shumë se ime më, më shumë se motrat e mia, më shumë se kushdo. Dhe, pas shumë konflikteve me veten, hera herës dhe urrejtje ndaj vetes, kam kuptuar që këto lloj thëniesh vijnë nga mosdija, nga trashëgimi të mykura që gra si teta Zejnepe, që nuk kanë pasur qasje në shkollim dhe mezi lexojnë, nuk kanë pasur forcën t’i shkatërrojnë siç po bëjmë ne.

A ka më teta Zejnepe sot?

Janë shumë të vjetra, nuk thonë më gjëra kaq të shëmtuara. Po a e di ç’ka tjetër? Ka çifte të brezit tim që nuk mallkojnë, por abortojnë. Marrin vesh gjininë dhe abortojnë fetusin e gjinisë F. E imagjinon dot? Sa e trishtë!

E saktë. Raportet e UNFPA nxjerrin që dukuria ende vazhdon, dhe kemi disbalancë në raportin midis lindjes së djemve dhe vajzave dhe si vend Shqipëria rendit e 11-ta në botë për preferencë djemsh.

Nuk dija stastitika, por të thashë. Si vajzë e katërt vë re gjëra që të tjerëve nuk i duken problem. Por janë, janë shumë. Siç është dhe fakti që unë kam dy djem dhe, në të dyja rastet më kanë uruar, më kanë thënë “më në fund”.
Sa pak kërkues janë ndaj djemve të mi familjarët e mi, e mbesat i kanë shndërruar në shërbëtore tashmë.
Në kohën e teta Zejnepes mbase ka qenë me vlerë djali më shumë.

Ç’do i thoje çifteve që presin?

Babait i them që fëmija nuk është i gruas tënde është dhe i yti, ndaj merr pjesë më shumë se 50%.
Ah po, do u thoja dhe “Mos e pyet doktoreshën apo doktorin për gjininë e bebit. Vetëm ashtu do mësoni dashurinë pa kushte.”/newsalbania.al

Zjarr Tv Ad