Bashkimi i deputetëve të opozitës, Shehaj: Shoh një mazhorancë të frikësuar

0
217
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ekspertja e ekonomisë Brisida Shehaj ka deklaruar se pas bashkimit të deputetëve të Partisë Demokratike për një aksion opozitar fshihet një mazhorancë e frikësuar.

Në një lidhje me Skype në Syri TV, Shehaj shprehet se pasi qytetarët të shohin një punë me cilësi në këtë nismë, duke evidenduar dhe vënë në pah të gjitha aferat e zyrtarëve qeveritarë, Partia Demokratike do e gjejë rrugën e saj drejt besimit të plotë të fitimit të votave.

“Ajo që është më interesante, që kam parë në këto 24 orët e fundit apo edhe tek emisionet e djeshme në darkë dhe gjatë ditës, sot më dërguan disa materiale të disa individëve që e qajnë shumë hallin e Edi Ramës se ju ikin kontratat nga 1euro që kanë bërë miliona euro investime pas me televizione e historia…do vijë koha dhe për ta, shoh një shqetësim të mazhorancës dhe të eturazhit të mazhorancës për këtë gjë. Këta, që në fakt i qanin hallin opozitës, sot janë shumë të shqetësuar.

Shoh një PS shumë të shqetësuar, këta që deri dje thoshin ‘ju spo bëheni dot bashkë’. Nuk e kuptoj këtë shqetësimin e madh sot që u bënë bashkë për atë aksionin opozitar në kuvend dhe jashtë kuvendit. Më vjenë mirë që këta janë shqetësuar . Shpresoj editorialet të vazhdojnë. Njerëzit do ta shohin fare qartë, fare mirë se çdo të thotë të kesh opozitën e bashkuar në kuvend për të mirë të vendit. Kur të vijë puna e votave unë jam e bindur se Partia Demokratike do e gjejë rrugën e saj shumë mirë.”

Zjarr Tv Ad