Takimi Berisha-Bardhi/ Preç Zogaj: Ngjarje politike me peshë, por asgjë e re për statusin e ish-kryeministrit!

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti i Institutit “Pashko”, Preç Zogaj ka analizuar zhvillimet e fundit që kanë përfshirë Partinë Demokratike, duke u ndalur edhe tek takimi i zhvilluar mes Gazment Bardhit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë intervistës në News24, Preç Zogaj u shpreh se të gjithë presin me interes bashkimin e opozitës, duke shtuar se këtë bashkim e ka penguar fakti, se ish-kryeministri Berisha duke shfrytëzuar lidhjet e tij i ftoi demokratët për t’u përballur me SHBA për problemin e tij personal.

“Është një ngjarje me peshë, pasi është një parti që është ndarë prej dy vitesh, për një arsye parimore siç edhe e ka quajtur Gazment Bardhi. Një grup deputetësh mesa shihet e konsiderojnë të kapërcyer atë arsye parimore të ndarjes. Pavarësisht se nuk ka ndodhur ndonjë gjë e re në lidhje me statusin e zotit Berish”, u shpreh Preç Zogaj, duke shtuar:

“Kjo që ndodh në opozitë është fotografia e ambicieve të larmishme ku çdo grup ndjek një rrugë të vetën. Duke parë se si është situata, opozita duhet të institucionalizoje atë që quhet opozita pluralë. Duhet të rritet në elektorat. Kjo është një situatë që nuk gjen precedentë në historinë tonë, dhe u takon juristëve që të japin opinione si juristë, por unë flas politikisht”.

Zjarr Tv Ad